• Korça

Prioritetet e Këshillit të Qarkut Korçë/ Aplikime për smart city në turizëm, bujqësi e zhvillim rajonal

Tre janë prioritetet kryesore të Këshillit të Qarkut të Korçës, bujqësia, turizmi dhe arsimi me vëmendje të veçantë për arsimin profesional dhe atë të lartë, të treja këto fusha të mbështetura nga teknologjia. Sipas kryetarit Erjon Nexhipi, tashmë është koha kur mund të aplikohet në programet IPA Interekt të Bashkimit Europian, nëpërmjet të cilave ky institucion do të mund të vijojë mbështetjen e vet për zhvillimin rajonal të qarkut të Korçës. Synohet aplikimi për smart city në drejtim të turizmit, bujqësisë dhe zhvillimit rajonal.

Mbështetja e turizmit do të ketë një vëmendje të veçantë për Këshillin e Qarkut të Korçës, pasi shihet edhe si një sekor prioritar. Jo vetëm promovimi i resurseve turistike, por do të synohen edhe investime në infrastrukturë si dhe forcimi i aseteve turistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *