• Korça

Prezantimi i projektit për stadiumin e ri të Korçës do bëhet në 2 maj

Ka përfunduar faza e dytë për projektimin e tri stadiumeve të reja që do të ndërtohen, përkatësisht në Korçë, Vlorë dhe Durrës. Siç njofton faqja e AKPT, janë zgjedhur tre finalistët për secilin stadium dhe në fillimin e muajit maj do të prezantohen përballë publikut. Gjithashtu finalistët do të shpërblehen me 40 mijë euro secili, ndërkohë fituesit do të lidhin kontratat e projekt zbatimit. Prezantimi do të nisë nga qyteti i Korçës, ku më datën 2 maj do të bëhet prezantimi.

“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë, ditën e martë, 2 Maj ora 08:30, në teatrin “Andon Zako Çajupi”, Korçë, në prezantimin publik të propozimeve arkitektonike për rizhvillimin e kompleksit të stadiumit “Skënderbeu” dhe rikonstruksionin e pallatit të sportit, nga 3 skuadrat ndërkombëtare të përzgjedhura për Fazën II të Konkursit Ndërkombëtar të Projektimit. Konkursi do të jetë i hapur për publikun dhe synon të tërheqë profesionistë të fushës, përfaqësues të grupeve të interesit dhe komunitetit lokal. Propozimet e 3 skuadrave do të vlerësohen nga një juri ndërkombëtare, e formuar gjithashtu me personalitete të fushës. Konkursi do të shoqërohet edhe me një ekspozitë të propozimeve të përzgjedhura”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *