Presidenti Bajram Begaj ka dhënë një video-mesazh në mbështetje të popullit ukrainas në këtë përvjetor të parë të luftës ruse.
Begaj deklaroi se Shqipëria do të vijojë me vendosmëri, mbështetjen ndaj popullit ukrainas, teksa shtoi se sakrifica “Sakrifica dhe qëndresa e popullit ukrainas për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, janë frymëzuese për mbrojtjen e paqes, lirisë dhe vlerave demokratike”.
“Një vit që nga agresioni brutal ushtarak rus ndaj Ukrainës! Shumë respekt për lidershipin dhe trimërinë e popullit ukrainas! Shqipëria, me vendosmëri do të vijojë mbështetjen ndaj popullit ukrainas. Shqipëria është me ju”, tha Begaj.
Më herët, vijueshmërinë e mbështetjes së Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe popullit të saj, dhe dënimin e agresionit rus, e artikuloi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili zgjodhi që mesazhin e tij, ta jepte nga Hiroshima.
Po ashtu, edhe Kryeparlamentarja Lindita Nikolla dënoi agresionin rus, ndërsa theksoi se Shqipëria ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës jo vetëm me rezolutat e miratuara duke dënuar luftën ruse, por edhe si bashkëpenëmbajtëse me SHBA në Këshillimin e Sigurimit ku ka bërë thirrje për paqe në Ukrainë.