• Lajme nga bota

Presidenti amerikan i pavendosur për vizitën në Poloni në 1 vjetorin e pushtimit të Ukrainës

Në 24 Shkurt të vitit 2022, Rusia vendosi të nisë lufën kundër Ukrainës. Edhe pak ditë shënohet 1 vjetori nga nisja e kësaj lufte pushtuese e Rusisë. 

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se është ende i pavendosur nëse do të vizitojë Poloninë këtë muaj për të shënuar njëvjetorin e luftës së Ukrainës kundër pushtimit rus. 

Me afrimin e përvjetorit të 24 shkurtit, ka spekulime në rritje se Biden do të vizitojë Evropën për t’u takuar me aleatët në koalicionin që ndihmojnë Ukrainën. 

Polonia, qendra kryesore për refugjatët dhe kanalizimi i ndihmës ushtarake perëndimore, mendohet të jetë një destinacion i mundshëm. 
I pyetur nëse ai mund të shkojë në Ukrainë, Biden u përgjigj: “Ka një mundësi që mund të shkoj në Poloni, por kjo është e gjitha.” 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *