• Pogradec

Premiera e “Pabesi në pyllin e së mirës”/ Shfaqja me kukulla argëton fëmijët në Pogradec

Premiera e “Pabesi në pyllin e së mirës” është shfaqur në qytetin e Pogradecit. Shfaqja e kukullave e cila vjen me regji nga Dhimitraq Tasellari dhe autor Andi Kostën, u ndoq me interes nga dhjetra nxënës të shkollave të qytetit. Autori i veprës thotë se kjo shfaqje jo vetëm ndërvepron me publikun që në këtë rast janë fëmijët, por përcjell mesazhe kuptimplota për një ndër vitytet që duhet të ketë njeriu e kultivohet që në fëmijëri, që është mirënjohja.

Ndërsa për regjisorin e Teatrit të Kukullave “Piro Xeci” Dhimitraq Tasellari, kjo shfaqje përcolli pozitivitet dhe dashuri, gjë e cila u vu re nga reagimi i fëmijëve gjatë ndjekjes së shfaqjes.

Kjo shfaqje do të jepet çdo ditë në teatrin e kukullave në qytetin e Pogradecit në mënyrë që gjithë fëmijët të kenë mundësi ta ndjekin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *