• Korça

Pranimet në shkollën e muzikës/ Interes i lartë i nxënësve për të ndjekur studimet pranë kësaj shkolle artistike

Shkolla e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në qytetin e Korçës është duke zhvilluar fazën e parë të konkurimit për pranimet e nxënësve për të treja ciklet e arsimit parauniversitar, klasën e parë, klasën e gjashtë dhe klasën e dhjetë për degën e muzikës dhe atë të arteve figurative. Interesi i fëmijëve për të ndjekur studimet pranë kësaj shkolle për vitin e ri shkollor 2023-2024, ka qënë i lartë dhe sipas drejtorit të shkollës Ilir Zguri, kjo vjen edhe për shkak të arritjeve të nxënësve dhe performancës së tyre në kompeticione të ndryshme gjatë viti shkollor që sapo është mbyllur.

Këtë të mërkurë në takuam pranë shkollës fëmijët të cilët ishin duke zhvilluar konkurrimin për të nisur klasën e parë. Ata na tregojnë për lidhjen që kanë me instrumentin e pianos dhe dëshirën për tu bërë artistë në të ardhmen.

Interesin e lartë të nxënësve për tu rregjistruar pranë kësaj shkolle e pohon edhe mësuesja e ciklit fillor Albana Tërpini, e cila na tregon dhe procedurën e pranimit të nxënësve.

Shkolla e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” paraqet një hallkë me rëndësi në formimin muzikor dhe artistik të fëmijëve në qytetin e Korçës. Shkolla krijon mundësi për të gjithë ata që duan të ndjekin shkollimin e lartë për muzikë, pasi nga kjo shkollë nxënësit kanë përparësi në regjistrimin në studime universitare për muzikën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *