Për dy ditë me rradhë është zhvilluar një workshop mes stafit të shkollës së mesme profesionale Teknologji Informimi dhe Komunikimi në Korçë dhe shkollës së mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër, me qëllim konsolidimin e praktikave profesionale në biznes, me fokus cilësinë e procesit dhe bashkërendimin e aktorëve të përfshirë. Për drejtoren e shkollës TIK Julita Bimbli, ky takim është shumë i rëndësishëm për të ndarë eksperiencat mes shkollave, pasi bashkëpunimi me bizneset është thelbësor për të përgatitur nxënës të aftë për tregun e punës.
Drejtorja e shkollës së mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër, Merita Zeneli tregon se kryerja e praktikës profesionale pranë bizneseve ka ndikuar në afirmimin e shkollës dhe aftësimin e nxënësve.
Ky workshop u realizua me mbështetjen e projektit “Aftësi për Punë” një projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, i cili është duke mbështetur disa prej shkollave profesionale në vend, me qëllim përmirësimin e procesit mësimor, fortësimin e marrëdhënieve të shkollave me sektorin privat si dhe integrimin e shpejtë të nxënësve në tregun e punës.