Studentë të Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin “Fan Noli” kanë zhvilluar një trajnim në një prej fermave model të kultivimit të mollës në zonën e Korçës. Të shoqëruar nga një profesor i Universitetit Bujqësor të Kishinau-t në Moldavi, studentët kanë patur mundësi të njihen me risitë që aplikohen sot në fushën e bujqësisë që kanë për qëllim rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit.
Për studentët ky program intensiv në fermë e më pas në friforiferët e ruajtjes së prodhimit, është një mundësi e mirë për të vënë në zbatim njohuritë e tyre.
Zbatimi i praktikave inovative synon rritjen e rendimentit, cilësinë dhe jetëgjatësinë e mollëve në dhoma frigoriferike, duke hedhur bazat për një të ardhme të qëndrueshme në sektorin bujqësor.