• Korça

Portali i Fermerit. Shërbim i ri në dobi të fermerëve

Portali i fermerit është shërbimi më i ri që tashmë ofrohet për fermerët. Lajmi është bërë i ditur nga Minsitrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca. Në postimin e bërë public, shpjegohet se me anë të këtij portali, fermerët do të mund të informohen në mënyrë transparente mbi një sërë elementësh, si çmimet e produkteve në tregjet e shumicës të përditësuara çdo ditë, skemat e mbështetjes si dhe informacionin mbi instrumentat e financimit në bujqësi, laboratorët ku kryhen analizat ushqimore apo ato të tokës, bashkë me tarifat dhe disponibilitetin e shërbimeve të ofruara, mund të kenë një informim të plotë me gjeolokacion mbi prodhuesit, agropërpunuesit, thertoret, farmacitë veterinare, farat dhe fidanët, bletarinë e shumë të tjera.

Gjithashtu fermerët përmes këtij portal mund të gjejnë informacion mbi tokat me qera aid he kuadrin rregullativ e ligjor që rregullon bujqësinë, mbi modelin e agroturizmit si një model suksesi të zonave rurale shqiptare ndërsa mund të informohen në kohë reale për të parandaluar efektet e motit në bujqësi sipas zonave të caktuara dhe masat që duhen ndërmarrë. Ofrimi i këtij shërbimi, shihet pozitivisht nga fermerët.

Portali agroalbania.al është i aksesueshëm edhe si një aplikacion në smartphone në platformat Google Play dhe në App Store.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *