• Korça

Policia shton masat e sigurisë/ Masat në kuadër të javës së pashkëve ortodokse

Policia e Shtetit shton masat e sigurisë për festën e Pashkëve.  Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë në Korçë bëjnë të ditur se një plan i veçantë është hartuar  për rritjen e pranisë në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale e të atyre me karakter terrorist. Masat synojnë ruajtjen e rendit dhe sigurisë në objektet fetare e në mjedise ku priten organizime festive. Janë shtuar patrullimet në akse e gjithashtu në sportelet e pikëkalimeve kufitare për të shmangur rradhët e gjata që krijohen me ardhjen e emigrantëve. Në kuadër të këtyre masave por edhe kontrollit të shtuar në të gjitha akset kryesore rrugore por edhe në qytete në të gjithë qarkun, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur 95 masa administrative për drejtuesit e mjeteve që kanë shkelur rregullat e Kodit Rrugor. Ndër to 3 masa kanë qenë për parkime të gabuara, 2 për mosvendosjen e rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit dhe 90 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se nuk ka pasur të arrestuar apo të proceduar në gjendje të lirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *