• Korça

Policia rrugore në kontrolle intensive, 1614 masa administrative në një javë

Gjatë një jave janë vendosur në total 1614 masa administrative nga ana e policisë rrugore, e cila është duke kryer kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Këto kontrolle kryhen me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 2 leje drejtimi. 

Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjeti për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe janë referuar materialet në Prokurori ku ka filluar procedim penal edhe për 4 shtetas të tjerë. 61 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.461 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, evidentuar me radar. Janë ndëshkuar 224 drejtues mjetesh për parkime të gabura. Janë ndëshkuar 857 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *