• Korça

Policia rrugore ndëshkon këmbësorët, në 48 orët e fundit vendosen rreth 50 gjoba në Korçë

Në 48 orët e fundit në Korçë janë vendosur rreth 50 gjoba nga Policia Rrugore e cila dy ditë më parë ka nisur aplikimin e gjobave për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Policia është pozicionuar në zona të populluara të qytetit në të cilat jo pak qytetarë shkelën rregullat dhe u gjobitën. Nënkomisar Klajdi Shameti bën të ditur se nuk janë vënë vetëm gjoba por qytetarët janë njohur edhe me fazën e këshillimit.

Pas rrugëve me ngarkesë të madhe kalimtarësh, nënkomisari thotë se përqëndrimi do të jetë edhe në rrugët interurbane. Shameti shtoi se nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit, kalimtarët janë bërë edhe shkak për aksidente.

Një qytetar i gjobitur nuk e ka pritur mirë këtë gjobë.

Pavarësisht se gjobat parashikohen deri në 2 mijë lekë, policia rrugore e Korçës ka zgjedhur që si fillim, të aplikojë gjoba nga 500 deri në 1 mijë lekë, kjo edhe si një masë sensibilizuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *