• Pogradec

Pogradeci mahnitës në pranverë/ Turistët vendas dhe të huaj shijojnë fundjavat buzë liqenit

Pogradeci vijon të mbetet një nga destinacionet e preferuara në këtë fillim pranvere. Qyteti liqenor kryesisht gjatë fundjavave tërheq vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj të cilët shijojnë natyrën dhe ajrin e pastër teksa njihen edhe me kulinarinë karakteristike të zonës. Turistë të cilët edhe këtë javë nuk kanë munguar.

Eduart Likollari një prej operatorëve turistikë në këtë zonë u shpreh shumë optimist për sezonin veror pasi dhe pronotimet për eventet kishin filluar.

Ndërkaq duke përfituar edhe nga ditët e ngrohta pranverore banorët e pogradecit kanë nisur edhe plazhin.

Jo vetëm qyteti i Pogradecit, por edhe fshatrat turistikë të Tushemishtit dhe Linit kanë tërhequr një numër të konsiderueshëm turistësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *