• Sport

Pogradeci kërkon vazhdimësinë, ekipi liqenor synon fitoren e tretë radhazi në derbin ndaj Maliqit

Pogradeci ka bërë një nisje perfekte të sezonit të ri në Kategorinë e Dytë. Në dy javët e para, liqenorët kanë arritur të sigurojnë dy fitore, duke arkëtuar 6 pikë të plota që i ngjitin kështu në vendin e parë të renditjes në tabelën e klasifikimit. Triumfi ndaj Këlcyrës dhe Shkumbinit i japin më shumë besim skuadrës së Samuel Nikajt, që kërkon të ruajë ecurinë pozitive.

Nikaj kërkon përqëndrim maksimal ndaj Maliqit, pasi sipas tij, asnje kundërshtar nuk duhet nënvlerësuar dhe ekipi duhet të tregojë maturi.

Ndeshja Pogradeci-Maliqi do të luhet të dielën në orën 14:00 në stadiumi “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit dhe është e vlefshme për javën e tretë të grupit B në Kategorinë e Dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *