Këtë fundjavë Pogradeci do të çelë sezonin turistik veror. Kjo ditë festive do të shoqërohet me një program të pasur ku do të ndërthuren një sërë veprimtarish artistike, kulturore dhe sportive që pritet të sjellin një numër të madh vizitorësh në qytetin liqenor.
Pritshmëritë janë që numri i turistëve të dyfishohet krahasuar me vitin e kaluar.
Edhe këtë vit bashkia Pogradec do të zbatojë kalendarin me 100 ditë aktivitete që do të shoqërojnë sezonin veror.
Ndryshe nga vitet e tjera operatorët turistikë në Pogradec, këtë sezon kanë nënshkruar kontrata bashkëpunimi me operatorët turistikë grekë të cilët pritet të sjellin më shumë se 10.000 turistë gjermanë në juglindje të vendit.