• Pogradec

Pogradeci çel sezonin turistik, jo vetëm turizëm liqenor, por edhe destinacione malore për vizitorët

Sezoni turistik i këtij viti në Pogradec nuk do të jetë i shtrirë vetëm në vijë liqenore  bashkia Pogradec ka menduar të shfrytëzojë edhe mundësitë që ofrojnë aplikacionet online për turistët dhe ka bërë të mundur që të hedhë në uikilock 10 destinacione malore kryesore të Pogradecit të cilat d o tju shërbejnë turistëve vendas edhe të huaj.

Drejtori i Turizmit Ledjan Zeqollari ka bërë me dije se tabelat e këtyre destinacioneve do të vendosen në sheshet kryesore të qytetit dhe të interesuarit për të vizituar këto vende mjafton të skanojnë me aplikacionin dhe i gjithë shtegu do të shfaqet në telefon.

Për nënkryetaren Entela Gusho tashmë Pogradeci do të ofrojë mundësi maksimale për të shfrytëzuar liqenin për aktivitete sportive, gara, beachvolej si dhe maratona ndërkombëtare e vrapit që do të mbahet në korrik.

Këtë vit ndryshe nga  vitet e tjera janë krijuar kushtet më të mira për pushuesit të cilët do të frekuentojnë plazhet publike. 30% e bregut do të jetë në dispozicion të tyre me çadra falas nga bashkia. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *