• Pogradec

Pogradec, siguria në shkolla/ Takim për zbatimin e “Paketës së Sigurisë” në shkolla

Ne vazhdim te punës, mbi rolin e organeve te qeverisjes vendore ne zbatimin e Paketës së Siguriseë në shkolla, nënprefekti i Pogradecit Luan Maxhari se bashku me kryetarin e bashkisë Ilir Xhakolli zhvilluan takimin me institucionet pergjegjegjese per kete problem. Në takim nga përgjegjësi i Zyrës Arsimore Pogradec Sotiraq Mangëri u kërkua që pranë çdo shkolle ku ka mungesa bashkia  të realizojë vendosjen e tabelave dhe vijave të bardha ashtu si kërkoi që policia bashkiake dhe ajo e shtetit të vijojnë me perimetrat e sigurisë dhe mbylljen e të gjitha subjekteve që shesin brenda shkollave.

Kreu i Bashkisë Ilir Xhakolli tha se nga ana e institucionit të tij do të jenë në dispozicion të gjithë sektorët për të bërë të mundur realizimin sa më efikas të pikave të urdhëresës së nxjerrë nga Ministri i Brendshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *