Procesi i vaksinimit të vajzave në moshën 13 vjeç ndaj virusit HPV që shkakton kancer në qafën e mitrës ka ecur me ritme të mira në Pogradec. Elona Katiraj drejtore e Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pogradec ka bërë të ditur se deri tani janë aplikuar 240 vaksina. Edhe pse kjo është një vaksinë e re e përfshirë në Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit, Katiraj thotë se është bërë një punë e madhe për informimin e vajzave dhe prindërve.
Kjo vaksinë është e shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore dhe është një ndër vaksinat efektive, sa i përket të gjitha problematikave dhe mbi të gjitha luftës kundër humpan papilloma virusit, e cila shkakton dhe kancerin e qafës së mitrës.