• Pogradec

Pogradec, dëmtohen matësat e ujit. Masat e marra për sezonin dimëror

Ngricat që kanë shoqëruar këtë javë, kanë sjellë problematika tek matësat e ujit dhe rrjetin e ujësjellësit në bashkinë e Pogradecit. Kryesisht dëmet më të shumta kanë qenë në fshatrat Udënisht, Mëmëlisht por edhe në qytet, ku janë dëmtuar mbi 10 matësa. Valiona Saro koordinatore për projektet pranë Ujësjellës Kanalizime Pogradec, u bën apel banorëve që të marrin masa për mbrojtjen e matësave si edhe për ndërgjegjesimin e tyre që në momentet e para kur vërejnë një defekt, të lajmërojnë për zgjidhjen e tij pasi ndërhyrjet vetjake ndonjëherë mund të sjellin më tepër dëmtime

“Kjo javë ka qenë goxha me problematika, sidomos në zonat e fshatit Udënisht dhe të fshatit Memëlisht dhe jemi kujdesur që t’i japim ndihmën tonë të menjëhershme për të zgjidhur problematikën, për të ndaluar rrjedhën e ujit. ka pasur edhe në qytetin e Pogradecit problematika, të cilat në momentin e parë që janë njoftuar janë rehabilituar dhe sistemuar në moment. Përgjithësisht janë shfaqur problematika me tubacionet e ekspozuara, që do të thotë tek tubacionet që janë në krye ose jashtë pallateve, matësa të cilët janë shumë të ekspozuar nëpër banesa private ose tubacionet kryesore që janë në hyrje të pallateve, të cilat janë përgjithësisht të pambrojtur sepse matësat që janë individualë të çdo abonenti tashmë, abonentët janë mësuar me situatën dhe dimrin dhe kujdesen. Matësat të cilët mund të jenë kolektivë ose tubacionet që mund të jenë kolektive, janë pak më problematikë. Në periudhën e dimrit, ne kujdesemi që sapo të sinjalizohemi nga meteorologët që temperaturat do të shkojnë në zero dhe nën zero, të sensibilizojmë abonetët dhe ti rikujtojmë që të kujdesen nga ana e tyre dhe të marrin masa, bazike po shumë të rëndësishme për mbrojtjen e tubacioneve, sidomos të atyre që i kanë më shumë të ekspozuara, dhe ujë matësave, në mënyrë që të shmanget pastaj një defect më i madh dhe më kompleks dhe me kosto”, tha koordinatorja për projektet pranë Ujësjellës Kanalizime Pogradec

Pavarësisht ditëve me ngrica, furnizimi me ujë të pijshëm ka vijuar normalisht dhe pa probleme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *