• Korça

Poetja kosovare Vlora Ademi prezanton botimin e saj të parë edhe në Korçë “Katërdhetë e pak”

“Katërdhetë e pak” është libri i parë i poetes kosovare Vlora Ademi, të cilin ajo e ka promovuar së fundmi edhe në qytetin e Korçës. Ky libër sjell një larmi temash e qasjesh nga përditshmëria.

Në syrin e poetit Primo Shllaku, Ademit i intereson të dijë kush është, nga vjen e ku shkon, cili është misioni i saj personal në harkun e ekzistencës dhe cilët janë rrugët e realizimit maksimal të vetvetes, si mesazhe që përcillet në krijimtarinë e saj.

Një poete kosovare promovohet për herë të parë në bibliotekën publike të qytetit të Korçës.

Promovimi i këtij libri u shoqërua me interpretimin e disa prej poezive që Vlora Ademi sjell në këtë libër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *