• Korça

Poeti strugan ndalet në Korçë, Ibrahim Abedini promovon dy veprat e tij

Poeti dhe shkrimtari Ibrahim Abedini nga Struga, i cili jeton në Suedi zgjodhi këtë fundjavë Korçën për të promovuar krijimtarinë e tij më të fundit. Bëhet fjalë për librin me poezi “Rrugicave të botës sime dhe për një jetë të re” si dhe librin “Shqiponja simbol i bashkimit”. Në botimin e parë me poezi janë ndërthurur dy vepra në një libër, njëra tregon botën e tij të atdhedashurisë pa kufi dhe tjetra që tregon rrugën e dashurisë së vërtetë.

Ndërsa në librin “Shqiponja simbol i bashkimit” autori bën një udhërrëfim të llojit të tregimit bazuar në fotografi për jetën e banorëve të dy fshatrave Zagraçan e Shum, si një shembull i bashkëjetesës e solidaritetit.

Në krijimtarinë e poetit dhe shkrimtarit nga Struga dominon tema e madhe e atdhedashurisë.

Ibrahim Abedini është autor i 16 librave me tregime e poezi. Aktiviteti promovues për veprat e poetit strugan u organizua nga Klubi i Shkrimtarëve “Bota e Re” në Korçë në bashkëpunim me Muzeun e Arsimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *