Poeti korçar Arjan Kallço vjen në këtë fillim viti me një tjetër çmim nga Italia. Festivali Ndërkombëtar “Qyteti i Sarzanës”, veç një çmimi të dhënë në muajin nëntor, e vlerësoi sërisht me çmim të dytë për librin “Imazhe të shkruara jete”.
Në këtë Festival morrën pjesë mbi 600 konkurrentë dhe Kallço arriti të renditet në 5 më të mirët.
Studimi i gjuhës italianedhe njohja me poetë të shquar dhe Nobelistë italianë, i dhanë shtysë Arjan Kallços për të ndërmarrë rrugën e poezisë. Sot ai numëron në krijimtarinë e tij mbi 21 botime në gjini të ndryshme.