• Korça

Po vjen “Rin Show”/ Konkursi i talenteve të reja në edicionin e tij të 15-të

Kanë nisur provat për konkursin rinor “Rin Show”. Ky spektakël maratonë i të rinjve, tashmë është kthyer në një traditë për qytetin e Korçës, duke shënuar edicionin e tij të 15-të këtë vit. Nxënësit e shkollave të mesme të qytetit, të përzgjedhur si më të talentuarit e shkollave që përfaqësonin janë duke u përgatitur në disa zhanre artistike si balet, aktrim, muzikë, modeling, etj.

Nën kujdesin e koreografit Bardhi Pojani dhe organizatoren, Drejtore e Qendrës Kulturore “Vangjush Mio” Blerta Belliu, të rinjtë po përgatiten të sjellin performance të arritura artistikisht, të cilat po punohen me kujdes në çdo detaj.

Rin Show vjen si spektakli më i madh, ku shpaloset talenti dhe energjia e të rinjve korçarë përmes performancave në fusha të ndryshme të artit.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *