• Pogradec

Po transportonte 23 emigrantë klandestinë, arrestohet 35-vjeçari nga Pogradeci

Një shtetas 35-vjeçar banues në Pogradec është arrestuar nga policia pasi është kapur me 23 emigrantë klandestinë, të cilëve u kërkonte nga 300-1000 euro për t’i transportuar drejt kufirit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një tjetër rast të transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight 12”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-L. V., 35 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

35-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Tren, Devoll, teksa transportonte me një automjet (furgon), kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, 23 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *