• Pogradec

Plazh për personat me aftësi të kufizuar. Krijohen hapësira të posaçme në plazhin e Pogradecit

Personat me aftësi të kufizuar do të kenë mundësi të shijojnë ditët e verës dhe plazhin në Pogradec. Kjo falë krijimit të një hapësire posaçërisht për ta, ku ofrohen të gjitha kushtet duke nisur nga ndërtimi i pjesës së rrugës ku mund të kenë akses me karrocat e invaliditetit si dhe ofrimin e çadrave falas ku mund të qëndrojnë, të cilat janë të loguara enkas për këtë kategori shoqërore. Hapësira e krijuar ndodhet në hyrje të plazhit ranor të qytetit për ta bërë edhe më të lehtë aksesin e tyre, kjo falë një investimi nga bashkia Pogradec. Çifti Rapçe ka një djalë me aftësi të kufizuara i cili dëshiron që si çdo njeri, të marrë rrezet e diellit në plazh. Ata shprehen se më herët nuk kanë pasur mundësi ta argëtonin djalin e tyre, pasi hapësira të tilla i gjeje rrallë

Veç kësaj, edhe çdo pushues që do të zgjedhë Pogradecit për të kaluar pushimet apo edhe një fundjavë, janë në dispozicion 7 hapësira publike të pajisura me çadraqë do të ofrohen falas.

1 koment

  1. Anonim

    Bukur dhe shumë mirë, por ka kohë që nuk quhen persona me “aftësi të kufizuara”, që është një term paragjykues. Quhen persona “me nevoja të veçanta dhe aftësi ndryshe” sipas terminologjisë së OKB-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *