Oborri i shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” tashmë është kthyer në një ambjent më tërheqës dhe funksional për nxënësit. Kjo pas realizimit të disa pikturave që ata realizuan me ndihmën e mësueseve ku përveç mësuan sesi të punojnë në grup dhe vullnetarisht, hodhën ide lojrash creative të cilat do t’i shfrytëzojnë për të kaluar kohën e lirë në mënyrë cilësore.
Nxënësit u argëtuan edhe gjatë realizimit të pikturave si një hobi që pëlqehet prej tyre.
Në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” mësojnë 167 nxënës.