Piktorja korçare Suela Pulaha Brown e cila ushtron aktivitetin e saj artistik në Britaninë e Madhe, është vlerësuar me çmim të parë dhe me medalje të veçantë të krijuar ekskluzivisht për të me rastin e kurorëzimit të Mbretit Çarls “King Charles III Coronation Award”.
Ky vlerësim shkoi për pikturës e reazlizuar në vaj të stilit klasik, një portret i Novelistes së njohur angleze George Eliot, një prej figurave të mirënjohura të shekullit të 18-të, të prezantuar në mënyrë origjinale dhe autentike. Kjo pikturë e artistes shqiptare, është ekspozuar në disa prej qyteteve të Anglisë së Mesme dhe së fundmi, edhe në muzeun e qytetit në te cilin piktorja jeton.
Suela Pulaha Brown është vlerësuar edhe herë të tjera me çmime të para si edhe trofe, sikurse kanë qenë 2 çmime vitin e kaluar, një nga të cilat shkoi për portretin e mbretëreshës Geraldinë të realizuar në vaj dhe tjetri për disa punime në miniaturë.
Më herët është vlerësuar me çmim të 1 në Festivalin e 72-të të Artit, dhe trofeun për punimin më të spikatur abstrakt. Padyshim vlerësime të jashtëzakonshme për korçaren që punon dhe jeton në Angli.
Lini një Përgjigje