• Pogradec

Piktorët buzë liqenit/ Dy vëllezërit pikturojnë çdo ditë në shëtitoren e qytetit

Në shëtitoren e Pogradecit, buzë liqenit, çdo ditë, aty pranë një lulishteje dalin çdo mëngjes në punë dy vëllezër. Petriti dhe Kastrioti, dy piktorë të talentuar kanë zgjedhur të jenë bashkë për të ushtruar talentin dhe profesionin e tyre. Ata përgatisin çdo ditë piktura të bukura dhe të veçanta me imazhin dhe natyrën e mrekullueshme që kanë përballë. Natyrisht edhe një formë jetese për të siguruar të ardhura. Dy vëllezërit na tregojnë se këtë punë e shohin fillimisht si pasion dhe ndihen akoma më mirë me faktin që janë pranë njëri-tjetrit.

Ndërkohë edhe Kastrioti na tregon se sidomos gjatë sezonit të verës turistët shfaqin interesim, ndërsa ai dhe Petriti përpiqen të kuptojnë më mirë dëshirat dhe preferencat e vizitorëve.

Liqeni i Pogradecit është padyshim imazhi kryesor i pikturave të Petritit dhe Kastriotit. Turistë të shumtë vendas dhe të huaj që vizitojnë qytetin liqenor, largohen duke marrë me vetë edhe një pikturë të veçantë të përgatitur me pasion nga këta dy vëllezër…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *