• Korça

Pianistja 8-vjeçare/ Doris Xhinaku kompozon e vetme 3 këngë në këtë instrument muzikor

Në qytetin e serenatave ka shumë talente të vegjël në moshë, por me një shpirt të madh artisti. E tillë është edhe 8-vjeçarja Doris Xhinaku. Ajo ka nisur të luajnë në piano prej dy vitesh duke nxjerrë në pah talentin e saj të trashëguar nga nëna, këngëtarja Olsa Pema e cila e ka kultivuar atë si një pasion të pandashëm. Mësimet e pianos ajo i merr privatisht me mësuese Entela Kotelli Milo, një pianist e njohur në Korçë e jo vetëm, që përgatit brezat e rinj në këtë instrument. Dorisi na tregon se mësimet që merr në kurs i praktikon më pas në shtëpi dhe se i pëlqen shumë muzika.

Talenti i Dorisit shkon më tej luajtjes në piano, pasi ajo kompozon edhe vetë këngë.

8-vjeçarja ka qenë edhe pjesë e Festivaleve të fëmijëve që zhvillohen çdo vit në qytetin e Korçës.

Vogëlushja ka mbështetje kryesore në rrugën e artit, nënën e saj Olsën, me të cilën ajo luan edhe një këngë të njohur shqiptare.

Jo vetëm një talent në muzikë, por Dorisi është edhe një nxënëse e shkëlqyer në shkollën Mësonjëtorja e parë shqipe ku ajo mëson në klasën e tretë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *