Prej datës 20 prill ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit dhe Prespës, të peshkut të familjes së Krapit sipas vendimit të marrë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me qëllim mbrojtjen e riprodhimit të peshkut në këtë sezon.
Jaçe thotë se ka pasur raste të pakta të peshkimit të paligjshëm në liqen.
Më tej Jaçe thotë se kushtet atmosferike nuk kanë qenë shumë të favorshme për specien e familjes së Krapit.
Shoqata e peshkatarëve në Pogradec numëron 220 subjekte që ushtrojnë aktivitetin në 32 km vijë bregliqenore. Veç ndalimit të peshkimit në periudha kohore të përcaktuara, një masë tjetër e rëndësishme është edhe shtimi artificial i peshkut duke hedhur rasatët e tyre në liqen, kryesisht të Koranit, një specie e rrallë endemike që rritet vetëm në Liqenin e Ohrit.