• Maliq

Peshkim në lumin Devoll/ Banorët e zonës së Maliqit peshkojnë pranë këtij lumi jo vetëm për argëtim

Lumi i Devollit është një aset i çmuar për banorët e zonës së Maliqit. Duke qenë se jemi zyrtarisht në sezonin e pranverës çdo ditë përgjatë lumit shohim peshkatarë të cilët peshkojnë me grep. Përveç ushqimit të mirë dhe të freskët, banorët e Maliqit e shohin si mënyrën më të mirë për të kaluar kohën e lirë. Esat Marjanaku thotë se peshkon pranë këtij lumi që në fëmijërinë e tij. Ai ka plot 50 vite me grep në dorë dhe është ndër peshkatarët me të vjetër të zonës. Përveç përfitimit të ardhurave peshkimi është edhe një mënyrë për të kaluar kohën e lirë.

Mrena është peshku më i preferuar në lumin Devoll dhe ndoshta me shijën më të mirë. Quhet peshku luftarak i lumenjve dhe është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturave të ftohta. Pasi uji fillon ftohet ky peshk menjehere futet në baltë apo qoshe të nxehta dhe nuk del derisa të nxehet uji. Kjo për peshkatarët vështirëson kapjen e tij me grep. Nder peshqit e preferuar përveç Mrenës janë dhe Krapi i Kuq, Kleni e Karasi. Për Agimin Lipollarin ky profesion i lirë është kënaqësi e veçantë, peshkimi me grep për të eshte qetësi dhe argëtim.

Përveçse një profesion i lire dhe argëtues, peshkimi ka qënë një profesion jetik në qytetin e Maliqit, pasuri për kulinarinë dhe njëkohësisht atraksion në sektorin e turizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *