• Korça

“Personazhe në fokus”/ Koço Qendro i ftuar në ditën botërore të teatrit

Aktori i mirënjohur Koço Qendro ka qenë i ftuari i radhës në ciklin e takimeve të “Personazhe në fokus”, një ftesë e bërë kjo në ditën botërore të teatrit.

Shumëkush Qendron sot e identifikon me rolin e “Harpagonit koprac” të cilin e ka ngjitur në skenë për herë të parë para 35 vitesh. Që nga vitet ‘50 kur nisi punë si aktor në teatrin e Korçës, me afro 120 role, ai mori pjesë në një mori interpretimesh që nga skeçet, monologjet, etj.

Repertorit të tij si aktor i numërohen rolet e Shefedinit në filmin “Përballimi”, Tosuni në filmin “I teti më bronx”, Aleks Xinxa në filmin “Vendimi”, etj.

Falë fuqisë së tij aktoriale, energjisë së brendshme dhe mimikës ekspresive, Koço Qendro u ka rezistuar si askush tjetër, sfidave të skenës deri në moshën 97-vjeçare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *