• Korça

Përmirësimi i ndriçimit publik, vendosen rreth 400 ndriçuesa LED në qytetin e Korçës

Qyteti i Korçës tashmë do të ketë një ndriçim më të mirë publik gjatë orëve të mbrëmjes. Kjo falë vendosjes së ndriçuesave të rinj të tipit LED të cilët janë duke zëvendësuar ata ekzistues, me llampë metalolite. Puna ka nisur që në hyrje të qytetit në rrugën Muzakaj për të vijuar më pas në rrugët “10 korriku”, “1 maji”,  “Viktor Eftimiu”, “Koço Tupa”, “Rexhep Telhai”, “Sotir Polena” si dhe në bulevard Republika ku janë ndërruar ndriçuesat e vjetër me ata të rinj të tipit LED. Vendosja e tyre shihet pozitivisht nga banorët e Korçës.

Vendosja e rreth 400 ndriçuesave të rinj në qytet po shkon drejt përfundimit dhe është realizuar falë një investimi të Qeverisë Zvicerane. Më herët, janë vendosur edhe 580 ndriçuesa në njësitë administrative të bashkisë Korçë për të siguruar ndriçim të plotë në të gjithë zonën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *