• Korça

Përmbyllet skema e naftës, përfitojnë 10805 fermerë në qarkun e Korçës

Përmbyllet për qarkun e Korçës dhënia e kartave të naftës pa akcizë për fermerët të cilët kanë aplikuar në këtë skemë kombëtare të mbështetjes nga ana e qeverisë shqiptare. Sipas burimeve nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor në këtë skemë kanë përfituar të gjithë fermerët që kanë aplikuar, me përjashtim të atyre që nuk kanë plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Të tjerë përfitues të skemave kombëtare janë edhe blegtorët dhe bletërritësit.

Pritet që së shpejti qeveria shqiptare të çelë skemat e mbështetjes në bujqësi për vitin 2024, të cilat sipas burimeve pritet të kenë risi në krahasim me vitin e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *