Janë përkujtuar njw ditw mw parw dy dëshmorët Midhi Kostani e Kiço Greço, të cilët kanë dhënë jetën 81 vite më parë në mënyrë heroike gjatë luftës së dytë botërore. Përfaqësues nga organizata e familjeve të dëshmorëve dhe organizata e veteranëve janë mbledhur para bustit të dëshmorëve Midhi Kostani e Kiço Greço në bulevardin Shën Gjergji në Korçë për të vendosur buqeta me lule në nderim e respekt të sakrificës së këtyre djemve që dhanë jetën në lule të rinisë. Ka qenë kryetari i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve Niko Riza i cili ka shpjeguar detaje rreth ngjarjes së 81 viteve më parë kur dy të rinjtë ranë dëshmorë.
Pas varjes së Midhi Kostanit e Kiço Greços, i gjithë opinioni publik u alarmua, ndërsa kanë qenë të shumtë ata që shtuan edhe më shumë radhët e partizaneve duke kërkuar çlirimin e vendit.