• Korça

Përkujtohet demonstrata e 8 nëntorit 1941, 82 vite më parë ka rënë Heroi i Popullit Koci Bako

Përkujtohet demonstrata e 8 nëntorit të vitit 1941 kur populli i Korçës u ngrit kundër fashistëve italianë. Në këtë demonstratë pas përleshjeve me policinë e kohës ka rënë heroi i popullit Koci Bako. Veteranët por edhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve kanë vendosur buqeta me lule në lapidarin e ndodhur në bulevard Republika në nder të kësaj ngjarje. I pranishëm ka qenë edhe kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, si dhe nxënës të shkollës nëntëvjeçare Mesonjëtorja të cilët gjithashtu vendosën lule pranë lapidarit.

Sipas veteranëve prania e nxënësve nuk është e rastësishme, pasi ata synojnë që të përcjellin historinë e luftës antifashiste nacional çlirimtare edhe te brezi i ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *