Vijojnë përgatitjet dhe xhirimet për programin festiv të fundvitit në RTSH Korça. Stafi i televizionit është duke punuar prej disa ditësh për të sjellë në ekran një program special për gjithë teleshikuesit në natën e ndërrimit të viteve, nën drejtimin artistik dhe koreografi të Bardhi Pojanit dhe me regji nga Blerta Belliu. Do të jetë një program i pasur i cili do të ketë në qendër grupet artistike më të mira të gjithë qarkut të Korçës, duke sjellë materialet më të mira muzikore të traditës dhe ato bashkëkohore. Këngë e valle tradicionale të zonës, serenata, kërcime moderne e shumë surpriza të tjera. Nuk do të mungojnë materialet nga aktorët më të mirë të humorit. Gjatë këtij programacioni do të përcjellin urimet e tyre disa nga personalitetet e rajonit e më gjerë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vende të ndryshme të botës. Këto dhe shumë surpiza të tjera do të shoqërojnë vigjiljen e ndërrimit të viteve në ekranin e Rtsh Korçës, për gjithë teleshikuesit.
Gjithashtu Rtsh Korça ka menduar edhe për vogëlushët. Një program special është duke u përgatitur për fëmijët me këngë, kërcime, humor e shumë surpriza të tjera, gërshetuar bukur me dy personazhet aq të dashur të emisionit të fëmijëve siç janë Pimbi dhe Pumbi. Në këtë minutash dedikuar fëmijëve protagonistë do të jen jenë vetë ata, me pjesmarrjen e trupës së teatrit të fëmijëve si dhe nxënësit e talentuar të shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në qytetin e Korçës të cilët premtojnë një spektakël të vërtëtë.
Dhe nuk do të ngelet me kaq. Programi festiv do të vijojë të ofrojë për publikun një programacion të pasur edhe gjatë ditëve të para të janarit, duke sjellë eventet më të mira të vitit si koncerte, shfaqje e mbrëmje poetike, një pjesë e të cilave premierë në e ekranin e RTSH Korça. Kjo atmosferë festive do të vijë si një kartolinë urimi nga stafi i RTSH Korça, përmes këtij programi të pasur artistik në shtëpitë e gjithë shqiptarëve kudo ndodhen, duke u bërë kështu ekrani i të gjithëve në këto ditë festive.