• Kolonjë

Përfundon segmenti Qafë – Qarri – Mollas. Pjesë e aksit rrugor Korçë-Ersekë, po vendoset sinjalistika

Në kantierin e rrugës së re Korçë-Ersekë, Loti 2, e cila do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve në vetëm 20 minuta, vijon puna me ritme të kënaqshme. Aktualisht më shumë se gjysma e këtij aksi mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër dhe shkurtuar distancën kohore.

Shumë shpejt ky aks rrugor do të vihet në përdorim të plotë për banorët dhe vizitorët gjithnjë e në rritje të kësaj zone. Sipas inxhinierit të punimeve Maris Hysa, me asfaltimin e pjesës së parë të lotit të dytë, puna ka vijuar në pjesën e dytë, ku janë kryer rreth 70% e punimeve.  

Aksi rrugor Korçë-Ersekë, aktualisht ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Po kështu, aksi i ri do të ketë të gjithë elementët e nevojshëm që lidhen me sigurinë rrugore. Ndërtimi i tij do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *