Ka përfunduar puna për sistemimin e përroit në fshatin Pustec. Ky përrua sillte probleme gjatë stinës së dimrit, kryesisht në ditët me reshje intensive, duke përmbytur oborret e banesave dhe shkaktuar dëme materiale për banorët. Shkak për këtë ishte bërë bllokimi i tij nga inertet dhe kjo bënte që uji të dilte nga shtrati duke sjellë probleme. Me punën e kryer që prej muajit shtator të vitit të kaluar, kjo problematikë morri zgjidhje ndërsa banorët shprehen të kënaqur me punën e kryer
Pastrimi dhe sistemimi i përroit si dhe ndërtimi i mureve anësore me beton, me qëllim që të parandalohen erozioni, u bë i mundur falë një projekti të financuar nga Fondi i Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes