• Pogradec

Përfundon festivali i teatrit të kukullave, 7 trupa teatri nga qytete të ndryshme janë bërë pjesë e “Xinxifilo”

Ka përfunduar me sukses festivali i teatrit të kukullave “Xinxifilo” në Pogradec. Ka qënë trupa e teatrit të kukullave Piro Xëci nga qyteti i Pogradecit  që ka interpretuar natën e fundit të këtij festivali. Për të gjithë vogëlushët pjesëmarrës ata kanë sjellë në sallën e qendrës kulturore “Lasgush Poradeci” shfaqjen “Një ndodhi në liqen”. Në edicionin e 17 të festivalit “Xinxifilo” kanë interpretuar 7 trupa nga qytete të ndryshme të vendit por edhe nga shteti fqinj, nga Maqedonia e Veriut. Të shumtë kanë qënë vogëlushët, të cilët e kanë ndjekur me kënaqësi këtë festival gjatë 4 netëve. Për Drejtorin e Qendrës Kulturore, Pogradec Eritan Kamolli vazhdimësia e këtij festivali por edhe mesazhet e përcjella nga trupat e teatrit e bëjnë këtë edicion mjaft të suksesshëm.

Prej datës 14 qershor deri në 17 qershor salla e qendrës kulturore “Lasgush Poradeci” është tejmbushur me vogëlush të cilët kanë shijuar interpretimin e secilës trupe në skenë. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *