• Pogradec

Përfundojnë dy investime në Çërravë, Xhakolli inspekton punimet

Kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli ka inspektuar përfundimin e 2 investimeve në Çërravë. Bëhet fjalë për asfaltimin e rrugës kryesore dhe rehabilitimin e përroit të këtij fshati. Xhakolli tha se ky përrua ka qenë edhe një nga njollat e kuqe të evidentuara nga UNESCO prandaj edhe ndërhyrja ishte mëse e nevojshme. Sot përroi ka një pamje të re duke u kthyer në një shëtitore, ndërsa për të ruajtur pastërtinë është kërkuar nga banorët që të mos hedhin plehra.

Kryebashkiaku Ilir Xhakolli tha se krahas kanalizimeve të ujrave të zeza që është duke përfunduar projektimi për të gjithë njësinë, do vijojë puna me investimin në pallatet e Qershizës si dhe asfaltimin e rrugës deri në fshatin Lumas.

Aktualisht në Çërravë por shkon drejt përfundimit edhe rrjeti i furnizimit me ujë 24 orë të të gjitha fshatrave si edhe ka përfunduar vendosja e ndricimit LED në cdo fshat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *