Me stinën e ftohtë të dimrit shtohet edhe përdorimi i bombolave të gazit për ngrohje si një alternativë më ekonomike. Në pikat e tregtimit 1kg gaz kushton 110 lekë.
Me rëndësi është kolaudimi i bombolave në mënyrë që të shmanget çdo rrezik i mundshëm që mund të shkaktohet nga shpërthimi i tyre. Drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Bashkinë Korçë Koço Cicko thotë se gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast shpërthimi të tyre.
Në rast se ndodh një rrjedhje gazi, dëmet mund të jenë fatale. Raste të tilla janë shënuar më pare në qytet sikurse pohon një qytetar.
Cicko shton se në në rastet kur ka një rrjedhje gazi duhet treguar kujdes i shtuar si dhe të merren një sërë masash.
Burime pranë Inspektoriatit të kontrollit të cilësisë së hidrokarbureve, bënë me dije se kontrolli i bombolave të gazit që shërbejnë për përdorim familjar duhet të kryhet çdo dy vjet.