• Korça

Peleshi: “Programi i bashkisë, e çon Korçën në tjetër nivel zhvillimi”

Turi i takimeve elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit vijoi nga lagjet 2 dhe 3 të qytetit. Në fjalën e tij, drejtuesi politik i qarkut Korçë, ministry i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi se falë programit të ndërtuar nga kryebashkiaku Sotiraq Filo, Korça do të ecë me ritme më të shpejta për të shkuar drejt një tjetër nivel zhvillimi.

Për kyretarin e bashkisë, Sotiraq Filo, krahas punëve të bëra dhe projekteve madhore për mandatin e ardhshëm, fokusi i Korçës me të në krye si kryetar bashkie do të jenë të rinjtë dhe të rejat. Për këtë sipas Filos do të ketë angazhim maksimal që të rinjtë të gjejnë në Korçë të njëjtat standarde që u ofrojnë edhe qytetet europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *