• Maliq

Pastrohet kanalet në Pojan/ Apel banorëve që të mos depozitojnë mbeturina duke bllokuar kanalet

Mbushja e kanaleve kullues si shkak i depozitimit të mbeturinave nga ana e banorëve është kthyer në një shqetësim në njësinë Pojan të bashkisë Maliq.

Azo bën me dije se në këtë njësi po punohet njëkohësisht me dy eskavatorë për pastrimin e kanaleve kullues.

Deri tani në njësinë Pojan janë pastruar rreth 5 km kanale ndërsa puna do të vijojë në disa fshatra. Fusha e Pojanit zë një sipërfaqe toke të konsiderueshme prej gati 5200 HA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *