• Korça

Pastrohen kanalet në Dërsnik/ Punimet i paraprijnë sezonit të vaditjes në bujqësi

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në bashkinë Korçë po vijon punën për pastrimin e kanaleve përgjatë tokave bujqësore, për t’i paraprirë sezonit të vaditjeve. Puna është përqëndruar në fushën e fshatit Dërsnik, ku kanalet ishin mbuluar nga bimësia.

Fermerët e zonës e vlerësojnë këtë punë.

Që prej fillimit të vitit janë pastruar rreth 18 km kanale kullues, rreth 8 km kanale vaditës ndërkohë janë vendosur dhe 105 copë tombino që shërbejnë edhe si ura kalimi për fermerët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *