• Korça

Pasojat e zhvillimit dinamik të bujqësisë/ Studim për resurset gjenetike autoktone të bimëve të rajonit të Korçës

Zhvillimi dinamik i bujqësisë ka sjellë një sërë elementësh negativë, si heqja nga kultivimi i një pjese të kultivarëve dhe të popullatave autoktone të bimëve si rezultat i produktivitetit më të ulët që ato japin në krahasim me kultivarët e huaj dhe hibridet. Kjo përbën një shqetësim aktual që mund të çojë në zhdukjen e tyre. Për këtë arye është ndërmarrë një studim mbi evidentimin, ruajtjen, përmirësimin dhe përdorimin e resurseve gjenetike autoktone të bimëve të rajonit të Korçës.

Këto resurse autoktone së pari kanë vlera historike, si pjesë e trashëgimisë biokulturore të zonës dhe së dyti kanë vlera nga pikpamja ekonomike pasi janë konkuruese si dhe ndikojnë në aspektin e agroturizmit.

Rezultatet e këtij studimi të ndërmarrë nga Departamenti i Agronomisë në universitetin e Korçës janë prezantuar gjatë një takimi me specialistë, prodhues dhe tregtarë të farave, fermerë dhe subjekte agroturistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *