Pas stuhisë së një jave më parë dhe dëmtimeve të shumta që ajo solli në fshatin Zëmblak të bashkisë së Maliqit, është duke vijuar puna për normalizimin e situatës. Gjatë gjithë këtyre ditëve sipas burimeve zyrtare nga bashkia Maliq është duke u punuar për pastrimin e përrenjve malorë nga inertet, si dhe pastrimin e kanaleve e sistemimin e rrugëve të fshatit të cilat duhet thënë se ishin mjaft problematike për qarkullim për shkak të vërshimeve të përrenjve. Edhe vetë banorët shprehen se kjo është një situatë që po përballohet mirë nga ana e bashkisë Maliq për normalizimin e situatës, por nga ana tjetër ata kërkojnë më shumë vëmendje për këtë fshat, i cili ka nevojë të ngutshme për asfaltimin e rrugëve, punë që nuk është kryer prej vitesh duke bërë që dëmtimet dhe amortizimi të jenë mjaft të dukshme dhe të bezdisshme për banorët.
- Maliq
Pas stuhisë, punime në Zëmblak. Banorët kërkojnë asfaltimin e rrugëve

Maliq
Më shumë
- Maliq
Marrëveshje për qendrën kulturore të Maliqit/ Fondi i Zhvillimit inves...

- Maliq
Këshilli Bashkiak Maliq/ Rriten pagat e punonjësve, riorganizohet stru...

- Maliq
Rehabilitimi i banesave në Maliq, përfituese 49 familje në nevojë

- Maliq