• Korça

Parku “Vangjush Mio” ndër më të frekuentuarit nga mosha e tretë

Janë disa hapësira të gjelbëruara në qytetin e Korçës, ku banorët mund të kalojnë disa orë të qeta e të shijojnë bukurinë e natyrës. I tillë është dhe parku “Vangjush Mio” një ndër më të frekuentuarit në qytet. Falë një investimi të kryer nga bashkia për rimodelimin e tij, sot ofrohet një pamje ndryshe, ku të gjitha rrugicat janë shtruar me gurë dekorativë, janë shtuar një sërë elementësh si ndriçuesat, stolat dhe më kryesorja, gjelbërimi i shtuar falë mbjelljes së pemëve dhe luleve dekorative. Një pamje të këdshme në këtë park ofron edhe shatërvani i pozicionuar në qendër të tij. Ky park i ndodhur përballë gjimnazit “Themistokli Gërmenji” frekuentohet më së shumti nga mosha e tretë, të cilët zgjedhin të kalojnë disa orë të ditës në këtë ambjent në shoqërinë e moshatarëve të tyre, duke zhvilluar edhe lojra si ato me letra, domino, etj.

Qytetarët kanë kuptuar rëndësinë e hapësirave të gjelbra duke i frekuentuar thuajse çdo ditë, ndërsa falë tyre rritet edhe cilësia e ajrit në qytet si dhe krijohet një pamje estetike për syrin e turistëve dhe vizitorëve që ndalen në Korçë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *