Parku i Drilonit është duke iu nënshtruar punimeve për rikualifikimin e tij, duke i shtuar më tej vlerat turistike. Këshilli i Ministrave miratoi dje shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit të parkut ujor Tushemisht-Drilon, në bashkinë Pogradec. Sipas këtij vendimi, pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen në vlerë të përgjithshme prej 5.2 milion lekësh, fond që do të përballohet nga buxheti i shtetit. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij. Pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, e cila kryen procedurat për likuidimin e pronarëve.
- Pogradec
Parku ujor Tushemisht-Drilon, 5.2 milionë lekë për shpronësimet e pronarëve

Pogradec
Më shumë
- Pogradec
Rritja e çmimeve në tregun imobiliar/ Pogradeci, qyteti më i shtrenjtë...

- Pogradec
Xhaçka me pensionistët në Pogradec/ Xhaçka: së shpejti zgjidhja për rr...

- Pogradec
Volejboll femra/ Trajneri Besnik Lisha premton supriza tek Pogradeci

- Pogradec