I nxehti Afrikan që ka përfishë Mesdheun do të diktojë kushtet e motit edhe në vendin tonë. Për pasojë, moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë kalime vranësirash të lehta ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtirjes Lindore.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.
Era do fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Lini një Përgjigje